Rihapet La Scala, ‘Requiem' i Verdit do të nderojë viktimat nga Covid 19

Rihapet La Scala, ‘Requiem' i Verdit do të nderojë viktimat nga Covid 19

12:01, 04/09/2020
A+ Aa A-

‘Të kujtojmë ata që kanë vdekur nga Covid-19’ është fokusi prekës i teatrit të famshëm të operas italiane La Scala, ndërsa fillon një sezon të ri koncertesh dhe baleti.

Requiem i Verdi, i drejtuar nga drejtori muzikor i La Scala, Riccardo Chailly, do të interpretohet në katedralen e Milanos të premten në mbrëmje, dhe do të transmetohet në kishat përreth rajonit. Gjatë javës së ardhshme të interpretimet do të zhvendosen në Bergamo dhe Brescia, dy zona të Italisë që u goditën keq nga pandemia.

Dominique Meyer, drejtori i La Scala, tha: "I gjithë rajoni është dëmtuar shumë, ne e donim këtë rekuiem si një mendim dhe kujtim për viktimat dhe familjet e tyre."

Vetë teatri i Milanos hapet në 12 Shtator me një skenë të rindërtuar për të siguruar një distancë të përshtatshme për 189 muzikantët, koristët dhe solistët e tij.

La Scala u mbyll në shkurt mes rasteve në rritje në rajonin e Lombardisë. Ai u rihap për një seri mini-koncertesh në korrik përpara se të mbyllej përsëri deri në rihapjen zyrtare të tij këtë muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco