Pandemia, falimenton një ndër bordellot më të mëdha në Europë

Pandemia, falimenton një ndër bordellot më të mëdha në Europë

11:59, 04/09/2020
A+ Aa A-

BBC shkruan se një ndër bordellot më të mëdha të Evropës ka vendosur që të shpalli falimentim, pasi u godit nga masat anti-koronavirus të Gjermanisë.

Kjo shtëpi Publike “Pascha” e vendosur në një godinë me 10 kate është një nga pikat kryesore të industrisë së seksit në qytetin e Këlnit.

 "Ne jemi të marrë fund," i tha drejtori i bordellos, Armin, për gazetën lokale Express.

Kjo sepse prostitucioni është shpallur i jashtëligjshëm në shtetin e Nordrhein-Westfalen që nga shpërthimi i virusit COVID-19.

Janë rreth 120 prostituta që punojnë me kohë të plot në `Pasha` si dhe rreth 60 të tjerë si staf mbështetës, duke përfshirë kuzhinierë dhe parukiere.

Mediat vendase gjithashtu raportojnë se Z. Lobscheid kritikoi trajtimin e pandemisë nga autoritetet gjermane dhe veçanërisht aftësinë e tyre për të qenë të qartë, se kur biznesi do të lejohej të rifillonte punë.

"Ne nuk mund të planifikojmë punë në këto kushte. Ne mund të ishim në gjendje që të shmangnim falimentimin me ndihmën e bankave, por vetëm nëse do të na ishte premtuar se gjërat mund të fillojnë përsëri në fillim të vitit të ardhshëm", deklaroi ai.

Njerëzit ende kanë shitur seks gjatë pandemisë por pa u paguar taksat, shtoi ai.

Në vitin 2006, bordelloja e madhe “Pascha” u bë lajm kryesor në media, kur një grup myslimanësh kërcënuan me shkatërrimin e  një reklamë jashtë bordellos, e cila shfaqte flamuj të 32 vendeve pjesëmarrës në Kupën Botërore të atij viti, përfshirë Iranin dhe Arabinë Saudite. Këta flamuj ishin, pranë një gruaje gjysmë të zhveshur.

Disa grupe kanë ngritur shqetësime se mbyllja e bordellove ligjore mund të detyrojë prostitutat që të vazhdojnë punën ilegalisht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco