Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeu njofton takimin me Hotin dhe Vuçiçin

Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeu njofton takimin me Hotin dhe Vuçiçin

10:01, 04/09/2020
A+ Aa A-

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, takimi i parë do të zhvillohet me Vuçiçin në orën 11:30, ndërsa me Hotin në orën 14:00 me kohën lokale në SHBA.

Para këtij takimi, Hoti dhe Vuçiç në praninë e presidentit amerikan Donald Trump do të bëjnë nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Trump pas kësaj do të mbajë një takim privat i cili është trilateral me Hoti dhe Vuçiqin.

Në këtë njoftim nuk është përmendur se çfarë lloji marrëveshje pritet të nënshkruhet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco