Protesta kundër Charlie Hebdo në Pakistan, protestuesit djegin flamurin francez

Protesta kundër Charlie Hebdo në Pakistan, protestuesit djegin flamurin francez

09:05, 04/09/2020
A+ Aa A-

 Qindra persona protestuan të enjten kundër revistës satirike franceze Charlie Hebdo,  për ribotimin e karikaturave të profetit Muhamed të. Protestuesit dogjën flamurin francez gjatë tubimit. Krijimi i një imazhi të Muhamed konsiderohet fyerje në Izrael dhe një vepër e paligjshme në Pakistan.

Charlie Hebdo, shënjestra e një masakre nga persona të armatosur islamikë që la 12 të vdekur  në janar 2015, dhe para disa ditësh deklaroi se po ribotonte karikaturat e diskutueshme duke shënuar fillimin e një gjyqi këtë javë kundër të dyshuarve në sulm.

Protestuesit u mblodhën në qytetin Muzaffarabad, kryeqytetin e Kashmirit i kontrolluar nga Pakistani.

“Qeveria pakistaneze duhet të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike me Francën,” tha kleriku Mohammad Zaman.

Disa demonstrata të tjera janë planifikuar pas lutjeve të së premtes, nga partia ekstremiste e Tehreek-e-Labbaik. Ambasada Franceze në Pakistan u bëri thirrje shtetasve të saj të “qëndrojnë larg nga të gjitha tubimet” dhe “të shmangin të gjitha udhëtimet” të premten

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco