Prostituta e infektuar fut në karantinë 50 të tjera dhe dy policë

Prostituta e infektuar fut në karantinë 50 të tjera dhe dy policë

14:11, 02/09/2020
A+ Aa A-

Zvicër - Një prostitutë në lagjen e njohur “të dritave të kuqe”, në Langstrasse të Zyrihut ka rezultuar pozitive në testin e bërë për koronavoirus. Si rezultat, 50 gra që jetojnë me të në një shtëpi në Langstrasse është dashur të vendosen në karantinë, shkruan srf.ch.

Gruaja ishte testuar pozitive qysh të premten, transmeton albinfo.ch. Por për shkak se ajo nuk mundi të arrihej nga ekipi kantonal i gjurmimit të kontaktit, rezultati pozitiv i është sjellë asaj vetëm të dielën, nga dy oficerë të policisë së qytetit.

Si reagim nga ky lajm i keq, është shkaktuar një trazirë midis 50 apo më shumë grave që jetojnë në të njëjtën shtëpi me të infektuarën, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë, ato jetojnë “në një hapësirë shumë të vogël”.

Kur policët u detyruan të vendoseshin në mes të grave të zemëruara dhe asaj të infektuar, për t`i ndarë, ata janë ngacmuar edhe vetë fizikisht. Me atë rast, u kanë rrëshqitur maskat mbrojtëse të fytyrës. Kjo ka bërë që dy oficerët e policisë të vendosen në karantinë menjëherë pas aksionit të ndërhyrjes.

Policia nuk ka qenë në gjendje të thoshte nëse të 50 gratë në shtëpinë në fjalë janë prostituta ose jo. Por, shtëpia ndodhet qartë, në lagjen e “dritave të kuqe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco