Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Tension bërthamor në rajonin e Azisë, Kina dhe India në prag lufte

Tension bërthamor në rajonin e Azisë, Kina dhe India në prag lufte

11:34, 02/09/2020
A+ Aa A-

India dhe Kina dy fuqi të armatosura bërthamore, të dyja të drejtuara nga qeveritë nacionaliste, po përplasen edhe një herë për çështjen e kufirit.

Në fillim të kësaj jave Kina akuzoi trupat ushtarake Indiane se kishin shkelua në mënyrë të paligjshme territorin Kinez të Himalajave.

Ky paralajmërim vjen disa muaj pasi konflikti degradoi në përdorimin e arsenalit ushtarak.

Ky incident, i cili la dhjetëra ushtarë të vrarë, ishte pasuar nga thirrje për qetësi dhe negocim, por negociatat midis zyrtarëve indianë dhe kinezë nuk shkuan askund, dhe konfliktet përsëri po rilindin përgjatë vijës së kontrollit aktual (LAC), de facto kufiri midis dy vendeve.

Duke folur të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying tha: "Pala indiane ka minuar rëndë sovranitetin territorial të Kinës, ka shkelur marrëveshjet bilaterale dhe konsensusin e rëndësishëm dhe ka dëmtuar paqen dhe qetësinë në zonat kufitare, e cila bie ndesh me përpjekjet e fundit të bëra nga të dy palët për zhvlerësimin e tensioneve në terren ".

Linja Aktuale e Kontrollit (LAC) është kufiri I përcaktuar nga lufta Sino-Indiane  e vitit 1962, luftë që India doli e humbur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco