Itali/ Gruaja emigrante me koronavirus lindi në bordin e helikopterit

Itali/ Gruaja emigrante me koronavirus lindi në bordin e helikopterit

11:12, 02/09/2020
A+ Aa A-

Një grua e cila ishte emigrante e paligjshme në territorin e shtetit Italian e diagnostikuar pozitive me Covid 19 ka lindur në bordin e një helikopteri kur po transportohej për në spital.

Ajo ishte pjesë e një qendre emigrantësh në Lampedusa që ishte tej mbushur 10-herë më shumë se kapaciteti saj.

Zyrtarët thanë se vendosën ta transferojnë atë në një spital në qytetin sicilian të Palermo, një fluturim një orë larg, kështu që ajo të mund të lindë e sigurt. Por ajo lindi gjatë fluturimit.

Gruaja,e cila nuk është identifikuar, tani është në spital në Palermo së bashku me foshnjën e saj.

Rreth 19,400 emigrantë kanë zbarkuar në brigjet e Italisë deri më tani këtë vit, krahasuar me rreth 5,200 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të cituara nga Reuters.

KB thotë se pak më shumë se 40,000 njerëz kanë mbërritur në Evropë përmes detit në vitin 2020 dhe 443 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco