SHBA heq pjesërisht embargon e armëve për pjesën greke të Qipros

SHBA heq pjesërisht embargon e armëve për pjesën greke të Qipros

10:59, 02/09/2020
A+ Aa A-

SHBA ka hequr pjesërisht embargon e saj të armëve për Qipron Greke, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo informoi sot kreun e administratës së Greqisë Greke Nicos Anastasiades.

Pompeo dhe Anastasiades diskutuan marrëdhëniet e tyre të sigurisë gjatë një bisede telefonike, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Vendimi do të ndikojë në eksportin, rieksportimin, ritransferimin dhe importin e artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes jo vdekjeprurëse për vitin e ardhshëm fiskal që fillon në tetor.

"Republika e Qipros është një partner kryesor në Mesdheun Lindor", u shpreh Pompeo në Tëitter.

"Jam i lumtur të njoftoj se ne jemi duke thelluar bashkëpunimin tonë të sigurisë. Ne do të heqim kufizimet në shitjen e artikujve dhe shërbimeve mbrojtëse jo-vdekjeprurëse për Republikën e Qipros për vitin e ardhshëm fiskal", shtoi ai.

Në përgjigje të njoftimit, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë tha se nëse Ëashingtoni nuk e rishikon vendimin e tij, Ankaraja do të ndërmarrë kundërmasa, duke e vlerësuar lëvizjen si të papërshtatshme me frymën e aleancës midis kombeve.

Njoftimi i SHBA-së vjen mes tensioneve të theksuara në rajon midis Turqisë dhe disa kombeve në Mesdheun Lindor.

Komisioni i BE-së më herët gjatë ditës bëri thirrje për dialog me Turqinë për të gjetur një zgjidhje për  krizën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco