Francë, nxënësit kthehen në shkollë mes shqetësimeve për Covid-19

Francë, nxënësit kthehen në shkollë mes shqetësimeve për Covid-19

08:20, 02/09/2020
A+ Aa A-

Me çantat shkollore në shpinë dhe maskat në fytyrë, studentët e Francës u kthyen në klasë të Martën në fillim të një viti shkollor nën hijen e koronavirusit.

Rreth 12.4 milion nxënës në Francë u kthyen në shkollë të Martën, duke u përgatitur për një vit tashmë të mjegulluar nga Covid-19 dhe kufizimet e vendosura për të shmangur rigjallërimin e sëmundjes.

Qeveria ka marrë masa në mënyrë që viti të fillojë “sa më normalisht të jetë e mundur”, tha të hënën Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer.

“Shkolla është e detyrueshme”, theksoi Blanquer, duke shtuar se ai e konsideroi protokollin shëndetësor të miratuar nga ministria e tij “të thjeshtë dhe të qartë”, dhe duke siguruar prindërit dhe studentët se “në parim”, nuk pritej të ndryshonte shumë.

Protokolli “është ndër më të rreptët në Evropë, i cili na lejon të fillojmë vitin sa më normalisht të jetë e mundur”, tha ai gjatë një vizite në Mayenne, në Francën perëndimore.

Tradicionalisht, prindërit e fëmijëve të çerdheve u është lejuar të shoqërojnë fëmijët e tyre në klasë ditën e parë të shkollës.

Megjithëse nuk e përjashtoi që për këtë vit se “ideja është të shmangni kontaktet midis të rriturve sa më shumë që të jetë e mundur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco