Zemra e kryebashkiakut gjendet brenda shatërvanit

Zemra e kryebashkiakut gjendet brenda shatërvanit

20:50, 01/09/2020
A+ Aa A-

Gjatë rinovimit të një shatërvani në qytetin belg të Verviers është bërë një zbulim befasues. Sipas BBC, aty është gjendur zemra e kryebashkiakut të parë të qytetit.

Ajo ishte kyçur brenda një kavanozi me alkool. Kavanozi ishte futur më pas në një kuti të vogël prej zinku.

Kryebashkiaku Pierre David vdiq në vitin 1839, por shatërvani me emrin e tij u inaugurua në vitin 1883.

“Zemra e Pierre David është vendosur në mënyrë solemne në këtë monument,” thuhej në shatërvan. Por ajo që ishte menduar se ishte legjendë urbane, u bë realitet.

Kutia ku ndodhej zemra u gjet pranë bustit të Pierre David, pas një guri që u hoq gjatë rinovimit.

Kryebashkiaku David vdiq pasi u rrëzua teksa punonte në çatinë e shtëpisë së tij. Ai ishte 68 vjeç. Kutia me zemrën ka dalë në ekspozitë në Muzeun e Arteve të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco