Skenari/ Një valë e dytë mundet të shkaktojë 85 mijë viktima në Britani

Skenari/ Një valë e dytë mundet të shkaktojë 85 mijë viktima në Britani

15:30, 01/09/2020
A+ Aa A-

Nëse Britania e madhe do të prekej nga një valë e dytë infektimesh me koronavirus në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit, viktimat do të ishin 85 mijë, dyfishi i atyre aktuale, raporton La Repubblica.

Studimi i është dorëzuar BBC nga një burim qeveritar, dhe pretendon se në rast të një situate të tillë do të rivendosen sërish masat kufizuese dhe pse nuk flitet për një mbyllje totale dhe as për mbylljen e shkollave të cilat janë hapur këtë javë në Britaninë e madh mes frikës së mësuesve dhe pasigurive rreth normave që duhen aplikuar.

Raporti është përgatitur nga ekspertët e Sage, komiteti qeveritar i përbërë nga shkencëtarët më të mirë britanikë në fushën e pandemive dhe sëmundjeve infektuese ai është shkruar duke u mbështetur në parashikimin se metodat e përdorura deri tani për të mbajtur nën kontroll koronavirusin janë efikase vetëm 40 për qind.

Qeveria e drejtuar nga Boris Johnson ka vendosur një karantinë të detyrueshme prej dy javësh për ata që vijnë nga Franca, Spanja, Austria, Zvicra dhe sipas mediave një masë e tillë do të merret dhe për ata që vijnë nga Portugalia.

Dokumenti i publikuar nga BBC thekson se bëhet fjalë për skenarin më të keq të mundshëm dhe nuk është e thënë se do të ndodhë, por merret në konsideratë për të përgatitur qeverinë me çdo situatë. Periudha e vjeshtës dhe e dimrit me shtimin e virozave konsiderohet si më i rrezikshmi për një valë të dytë infektimesh. Deri tani në Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar 41 mijë viktima

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco