Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Rrezikon 250 vite burg për përdhunimet/ Rënia e pornostarit më të njohur

Rrezikon 250 vite burg për përdhunimet/ Rënia e pornostarit më të njohur

13:09, 01/09/2020
A+ Aa A-

Ron Jeremy, ylli i filmave porno, u padit të hënën edhe me 20 akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual ndaj 12 grave dhe një vajze adoleshente vetëm 15-vjeçare. Kështu bëri të ditur prokuroria e Los Angeles në SHBA.

Akuzat vijnë dy muaj pasi 67-vjeçari u akuzua për përdhunimin e tri grave dhe sulm seksual ndaj një të katërte. Akuzat e reja e çojnë në 17 numrin total të viktimave të tij, nga mosha 15 deri 54 vjeç, përgjatë një periudhe 16-vjeçare.

Nëse dënohet, ai rrezikon 250 vite burg. Ron Jeremy ka mohuar të gjithë akuzat.

Ron Jeremy është ndoshta emri më i njohur në pornografi. Ai ka qenë protagonist në mbi 1700 filma në katër dekada karrierë. Avokati i tij ka thënë se klienti i tij ‘ka qenë dashnor i mbi 4 mijë femrave’ dhe se ‘femrat i hidheshin vetë sipër’.

Në vitin 2017, revista Rolling Stone raportoi se mbi një duzinë femrash e kanë akuzuar atë për dhunë seksuale. Ai i tha revistës se nuk ka përdhunuar dhe nuk do përdhunojë kurrë një femër.

Jeremy është në listën e Ginesit si aktori me më shumë dalje në filmat porno.

Për të është bërë një dokumentar në vitin 2001 me titull: Legjenda e Ron Jeremy. Po ashtu ka dalë në një seri filmash dhe videosh muzikore të Hollivudit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco