Tramp gati të vizitojë Kenoshan, qyteti duket sikur është sulmuar me bomba

Tramp gati të vizitojë Kenoshan, qyteti duket sikur është sulmuar me bomba

12:51, 01/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do të vizitojë të martën shtetin e Winscoins, Kenosha të martën për të parë vetë nga afër gjendjen e qytetit të shkatërruar nga protestat.

Dhuna shpërtheu pasi policia qëlloi mbi një njeri me ngjyrë, Jacob Blake, duke e plagosur rëndë dhe të rrezikuar të mbetet i paralizuar.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga demokratet që u janë përmbajtur vijës së partisë dukë bërë thirrje që presidenti ta rishikojë edhe një herë vendimin për të vizituar qytetin sepse kjo do të ngjallte një seri dhune dhe trazirash përsëri në qytet.

"Ne kemi parë të gjitha llojet e protestave rreth ‘Black Lives Matter’ sepse ne ende si shoqëri nuk po i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë dhe ka qartë një zemërim të fortë për këtë, por Donald Trump nuk do të vijë për të qetësuar njerëzit”, tha demokrati Pocan.

Presidenti nuk do të kryej një vizitë të familja e Blake mesa është njoftuar ai do të vizitojë njësinë special të policisë që është angazhuar të kontrollojë protestat dhe qytetin I cili duket sikur ka kaluar një luftë të tmerrshme me biznese të djegura dhe makina të shkatërruar plotësisht.

ImageImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco