Lufta ndaj COVID-19, Franca nis të bëjë testime falas në rrugë

Lufta ndaj COVID-19, Franca nis të bëjë testime falas në rrugë

11:26, 01/09/2020
A+ Aa A-

Qeveria e Francës nga dita e hënë ka nisur aplikimin e testeve falas për COVID-19 në rrugët kryesore të kryeqytetit për ta parandaluar përhapjen e pandemisë.

Qendra të përkohshme mjekësore për të testuar kalimtarët janë ngritur tashmë në Paris para godinave kryesore të pushtetit lokal.

Nisma tenton ta ulë presionin në laboratorë, pasi shumë njerëz, mes të cilëve dhe ata pa simptoma, po kërkojnë ta bëjnë testin dhe për këtë arsye presin në radhë për orë të rëra, duke shkelur një nga rregullat kryesore kundër përhapjes së koronavirusit, atë të distancimit social.

Kështu, kushdo që dëshiron ta bëjë testin, përfshirë ata që nuk janë pjesë e sistemit shëndetësor kombëtar francez, do të kenë mundësinë ta kryejnë këtë në këto qendra, vendndodhja e të cilave do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të qytetit të Parisit.

Gjithçka është falas dhe nuk ka nevojë për udhëzim nga mjeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco