Hong Kongu fillon testimin në masë të popullatës në mes të kritikave Njerezit ne radhe duke pritur te testohen

Hong Kongu fillon testimin në masë të popullatës në mes të kritikave

08:51, 01/09/2020
A+ Aa A-

Testimi masiv për koronavirus në Hong Kong ka filluar, nën një skemë të re të mbështetur nga qeveria kineze.

Por një numër udhëheqësish pro-demokracisë, nga frika e mbledhjes masive të ADN-së nga Kina, kanë bërë thirrje për bojkot.

Testimi vullnetar në masë po kryhet me ndihmën e stafit mjekësor nga Kina kontinentale.

Që kur filloi regjistrimi të shtunën, më shumë se 500,000 njerëz janë regjistruar për të marrë testet falas, nga një popullsi prej 7.5 milionë.

Por një sindikatë e punonjësve shëndetësorë ka kritikuar këtë përpjekje duke thënë se testet e përqendruara do të ishin një mënyrë shumë më e mirë për të përparuar.

Autoritetet kanë hedhur poshtë kritikat duke i konsideruar si një fushatë shpifjesh. Ata shpresojnë që përpjekja universale për testim do të japë një pasqyrë të saktë të përhapjes dhe do të ndihmojë në frenimin e pandemisë.

Hong Kong deri më tani ka arritur ta pwrmbajë virusin në një nivel relativisht të ulët me më pak se 5,000 infeksione të konfirmuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco