Plaku vret dy djemtë e tij, më pas telefonon policinë dhe u jep arsyen

Plaku vret dy djemtë e tij, më pas telefonon policinë dhe u jep arsyen

17:00, 30/08/2020
A+ Aa A-

Qyteti i Napolit në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Sipas ‘Tgcom’, një i moshuar 88 vjeç ka qëlluar me armë në drejtim të dy djemve të tij, duke lënë të vdekur njërin prej tyre e duke plagosur tjetrin.

Sipas raportimeve, të dy djemtë ishin persona me nevoja të veçanta.

I moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pas vrasjes ka telefonuar vetë policinë.

Teksa është justifikuar për krimin duke thënë se ishte i dëshpëruar për kushtet e familjes dhe të ardhmen e dy djemve, kur ai të mos ishte më në këtë botë, ndaj ndërmori këtë vendim fatal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco