Dhunë dhe protesta në Malmo , ekstremistët e djathtë dogjën ‘Kuranin’

Dhunë dhe protesta në Malmo , ekstremistët e djathtë dogjën ‘Kuranin’

09:55, 30/08/2020
A+ Aa A-

Aktivistët e ekstremit të djathtë ‘Radical Course’ dogjën një Kuran në qytetin jugor suedez të Malmos, duke shkaktuar protesta dhe trazirë pasi më shumë se 300 njerëz u mblodhën për të protestuar, tha policia.

Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën objekte ndaj policisë dhe shërbimeve të shpëtimit të premten, duke plagosur lehtë disa oficerë policie, ndërsa u arrestuan rreth 15 persona.

Dhuna pasoi djegien e një Kurani të premten pasdite, pranë një lagjeje kryesisht me emigrantë, që u krye nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe u filmua dhe postua në internet.

Më vonë, tre persona u arrestuan nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes kundër një grupi etnik pasi dogjën librin e shenjtë të muslimanëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco