Garda Kombëtare shtyp protestën në Kenosha, Trump: Kështu bëhen këto punë

Garda Kombëtare shtyp protestën në Kenosha, Trump: Kështu bëhen këto punë

14:20, 29/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump deklaroi se agjentët federalë shuan tensionet në Kenosha dhe la të kuptohet se kështu mund të veprohet edhe për revoltat në Portland.

Qyteti në shtetin Wisconsin u bë qendra e protestave kundër brutalitetit policor dhe racizmit pasi policia vrau Jacob Blake para tre fëmijëve të tij të dielën, me shumë grabitje e zjarrvënie nga turma.

Guvernatori demokrat Tony Evers fillimisht e refuzoi ndihmën federale, por më pas e pranoi atë, pas vrasjes së dy protestuesve nga 17-vjeçari Kyle Rittenhouse, i akuzuar për krimin.

Pas thirrjes për ndihmë nga Evers, Shtëpia e Bardhë dërgoi rreth 1000 efektivë të Gardës Kombëtare dhe 200 nga organet ligjvënëse federale.

Në Kenosha është vendosur ndalim-qarkullimit, i cili do të jetë në fuqi deri nesër. 50 persona janë arrestuar.

“Që kur Garda Kombëtare shkoi në Kenosha, Wisconsin, dy ditë më parë, nuk ka pasur më dhunë, as edhe një problem të vogël. Kur i kërkohet ligjërisht nga autoritetet lokale, Qeveria Federale vepron me shpejtësi dhe ka sukses. E more vesh, Portland?", shkroi Trump në Twitter të premten.

Ai e vazhdoi komentin sot: "Kenosha ka qenë shumë e qetë për të tretën natë radhazi, ose që kur u shfaq Garda Kombëtare. Kështu bëhen këto punë, është shumë e thjeshtë. Portland, me një kryebashkiak tepër të paaftë, duhet të kërkojë ndihmën e Qeverisë Federale. Nëse rrezikohen jetë, do të hyjmë atje!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco