SHBA, raportohet rasti i parë i ri-infektimit me Covid-19

SHBA, raportohet rasti i parë i ri-infektimit me Covid-19

13:37, 29/08/2020
A+ Aa A-

Një burrë nga Nevada është rasti i parë i konfirmuar i ri-infektimit me coronavirus në SHBA, është bërë e ditur nga studiuesit amerikanë.

Ai është një 25-vjeçar, banues në Reno, Nevada, i cili fillimisht rezultoi pozitiv me Covid-19 në mes të prillit. U shërua, por u sëmur përsëri në fund të majit.

Herën e dytë sëmundja ishte më e ashpër, thuhet në raport. Autorët e raportit thonë se herën e dytë virusi ishte pak më ndryshe se herën e parë. Ende është e paqartë se pse u ri-infektua. Shkaqet mund të jenë në sistemin e tij imunitar, te virusi, apo një kombinim i të dyjave.

Mark Pandori, drejtor i Laboratorit Publik Shëndetësor të Shtetit Nevada dhe një prej autorëve të raportit, thekson se ri-infektimet me coronavirus janë gjë e rrallë. 25-vjeçari është rasti i parë i ri-infektuar nga 6 milion të prekur nga virusi deri tani.

Megjithatë, ai bën thirrje për kujdes. “Nëse e keni kaluar, nuk është e thënë që tani të konsideroheni patjetër si të paprekshëm përsëri nga virusi”, thotë Pandori, që është edhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Nevadës.

Të hënën u raportua një rast i ngjashëm në Hong Kong, ndërkohë që edhe në Belgjikë e Holandë ka pasur nga një person të ri-infektuar me virusin gjatë kësaj jave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco