FOTO/ Mjekja shpëton pacientin me Covid-19, po tentonte vetëvrasjen nga kati katërt

FOTO/ Mjekja shpëton pacientin me Covid-19, po tentonte vetëvrasjen nga kati katërt

20:10, 25/08/2020
A+ Aa A-

Si heroinë është përshëndetur një mjeke në një spital Indian, teksa shpëtoi një pacient të prekur nga Covid-19, i cili tentoi të hidhej nga kati i katërt i spitalit.

Mjekja e veshur me kostumin e plotë kundër Covid-19, del nga dritarja e dhomës dhe përpiqet të bindë pacientin e shqetësuar me Covid-19 që të mos hidhet në tokë.

Ngjarja ndodhi në Spitalin ‘Netaji Subhash Chandra Bose’ në qytetin qendror të Jabalpurit.

Policia erdhi menjëherë në vendin e ngjarjes megjithatë pas një bisede me mjekët, pacienti ndryshoi mendje dhe vendosi të mos hidhej, tha spitali në një deklaratë.

Edhe pse motivet që e shtynë pacientin të provonte hedhjen nga kati i katërt janë të paqarta, veprimet e tij duken si një përpjekje vetëvrasjeje.

Hulumtime të ndryshme tregojnë se pandemia e Covid-19 ka çuar në një rritje të sëmundjeve mendore dhe vetëvrasjeve në Indi për shkak të ankthit dhe depresionit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco