Afrika shpallet e pastër nga poliomeliti, sëmundja që prek fëmijët në 5 vjeç

Afrika shpallet e pastër nga poliomeliti, sëmundja që prek fëmijët në 5 vjeç

19:51, 25/08/2020
A+ Aa A-

Komisioni Rajonal për Certifikimin e Poliomelitit në Afrikë e shpalli këtë vend të pastër nga poliomeliti.

Sëmundja zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç dhe nganjëherë çon në paralizë të pakthyeshme, raporton Rel.

Ajo mund të jetë fatale kur preken organet e frymëmarrjes.

Njëzetepesë vjet më parë, mijëra fëmijë në Afrikë janë paralizuar nga poliomeliti.

Nigeria ka qenë vendi i fundit afrikan që është shpallur i pastër nga sëmundja.

Më pak se një dekadë më parë, atje janë regjistruar më shumë se gjysma e të gjitha rasteve globale.

Poliomeliti tani është i pranishëm vetëm në Afganistan dhe Pakistan.

Kurë për të nuk ka, por vaksina e poliomelitit i mbron fëmijët për gjithë jetën.

Më shumë se 95% e popullsisë së Afrikës tani është e imunizuar.

Ky edhe ka qenë një nga kushtet që ka vendosur Komisioni Rajonal i Certifikimit në Afrikë përpara se ta shpallte kontinentin të pastër nga poliomeliti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco