‘Kasapi i Bosnjës’ apelon vendimin, pretendon se është dënuar padrejtësisht

‘Kasapi i Bosnjës’ apelon vendimin, pretendon se është dënuar padrejtësisht

13:09, 25/08/2020
A+ Aa A-

Ish-komandanti Serb në Bosnje, Ratko Mlladic ka apeluar dënimin e tij për genocid dhe krime kundër njerëzimit në një gjykatë në Hagë.

Seanca dy ditore filloi sot pasi ishte shtyrë për shkak të problemeve shëndetësore që Mlladiç ka pasur por edhe si pasojë e pandemisë së Covid 19.

Lufta e zhvilluar në vitet 1994-95 në ish-Jugosllavi trupat e drejtuara nga Mlladiçi masakruan mijëra myslimanë Boshnjakë.

Ai në vitin 2017 është dënuar më burgim të përjetshëm.

Gjatë fillimit të seancës avokatët kërkuan që procedurat të mos përparonin pa u bërë ekzaminimi shëndetësor i Mlladiç nga mjekët. Ata argumentuan se ai ishte dënuar gabimisht për "incidente të paplanifikuara" të bëra si akuza gjatë gjykimit të tij.

I dënuar fillimisht në 10 akuza, prokurorët thonë se ai gjithashtu duhet të shpallet fajtor për genocid ndaj Boshnjakëve dhe Kroatëve në 1992.

Nënat e viktimave në masakrën e Srebrenicës, të ndodhur në vitin 1995, thanë që gjykata "nuk duhet të humbasë motivimin dhe duhet të kryejë misionin e saj".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco