Koreja e Jugut urdhëron mbylljen e shkollave në Seul

Koreja e Jugut urdhëron mbylljen e shkollave në Seul

12:47, 25/08/2020
A+ Aa A-

Koreja e Jugut po mbyll të gjitha shkollat dhe kopshtet në zonën më të madhe të Seulit pas një rritje të rasteve atje.

Të gjithë studentët tani do të mësojnë nga shtëpia, me përjashtim të gjimnazistëve të vendosur të bëjnë provimin pranues universitar në dhjetor.

Kjo është një goditje për një vend që është vlerësuar për mënyrën si e trajtoi koronavirusin.

Ndërsa rastet filluan të binin deri në maj, studentët u kthyen në klasë në faza. Por afro 200 staf dhe studentë janë infektuar në zonën më të madhe të Seulit gjatë dy javëve të fundit.

Koreja e Jugut ka raportuar 310 vdekje dhe 17.945 raste që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco