SHBA-Kinë/ Gati marrëveshja e re tregtare

SHBA-Kinë/ Gati marrëveshja e re tregtare

12:13, 25/08/2020
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duket se po tentojnë të afrohen ndërmjet tyre, kohët  fundit ka pasur një tensionim të lartë në raportet mes tyre ku ka kulmuar edhe me mbylljen e disa ambasadave.

Në fillim të këtij muaji, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Kina kishte "rritur" në mënyrë të konsiderueshme blerjet e mallrave amerikane, duke shtuar se tregtia është "mirë tani"

Autoritetet e nivelit të lartë mes dy shteteve përfshirë Sekretarin e Thesarit të SHBA Steven Mnuchin, Përfaqësuesin e Tregtisë së SHBA Robert Lighthizer dhe Zëvendës Kryeministrin kinez Liu He, komunikuan përmes telefonit të hënën në mbrëmje, sipas deklaratave të lëshuara nga qeveritë e tyre përkatëse.

"Të dy palët shohin përparim dhe janë të angazhuar për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar suksesin e marrëveshjes,"

Ministria e Tregtisë e Kinës i quajti bisedimet "një dialog konstruktiv" në deklaratën e vet, duke shtuar se vendet ranë dakord "të krijojnë kushte dhe atmosferë për të vazhduar të shtyjnë përpara marrëveshjen.”

Tensionet në marrëdhënien SHBA-Kinë janë tensionuar shumë kohët e fundit pas akuzave të ndërsjellta që fajësojnë njëri tjetrin se po përhapin pandeminë  e Covid 19.

Autoritetet amerikane kanë kërcënuar se do të ndalojë aplikacionet e disa firmave të teknologjisë kineze si Tik Tok dhe Ëe Chat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco