OKB, Guterres: ‘Pandemia rrezikon 120 milion vende pune ne botë’

OKB, Guterres: ‘Pandemia rrezikon 120 milion vende pune ne botë’

11:21, 25/08/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka lëshuar një dokument ku cilësohet kriza e rëndë që është shkaktuar në turizmin global nga pandemia e Covid 19 .

Pandemia e Covid 19 ka shkaktuar në 5 mujorin e parë rreth 320 miliard euro humbje në eksporte dhe ka rrezikuar më shumë se 120 milion vende pune.

Guterres ka njoftuar se në vitin 2019 turizmi ka kontribuar me rreth 7% në tregtinë globale.

“Ky sektor punëson një në 10 persona në botë dhe u ofron jetesë qindra miliona personave tjerë, rindërtimi i sektorit të turizmit duhet të jetë i sigurt dhe në përputhje me objektivat e klimës. Përdorimi i teknologjisë duhet të jetë në nivelin maksimal, "tha Guterres,

Ai ka përmendur se turizmi për disa shtete përbën 20 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm

Sandra Carvao, shefe për inteligjencë të tregjeve dhe konkurencë në Organizatën Botërore të Turizmit, ka thënë se humbjet prej 320 miliardë dollarëve në periudhën janar-maj, janë trefish më të mëdha krahasuar me ato të krizës financiare globale më 2009.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco