Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bjellorusi/ Arrestohet fituesja e Çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, ju bashkua opozitës

Bjellorusi/ Arrestohet fituesja e Çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, ju bashkua opozitës

10:57, 25/08/2020
A+ Aa A-

Policia në Bjellorusi arrestoi fituesen e Çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, mbi një çështje penale kundër këshillit të ri të opozitës.

Sipas medieve të huaja, këshilli i themeluar nga liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, u ngrit pas zgjedhjeve të diskutueshme në fillim të këtij muaji.

Alexievich e cila është fituese e Çmimit Nobel në Letërsi është po ashtu anëtare e këtij këshilli.

Masa vjen pasi më shumë se 100 mijë njerëz në Bjellorusi dolën kundër presidentit Aleksandër Lukashenko, i cili akuzohet për manipulimin të rezultatit të zgjedhjeve të cilat u mbajtën më 9 gusht.

Përveç shkrimtares edhe dy figura të tjera të opozitës u arrestuan të hënën.

Bëhet fjalë për Olga Kovalkova dhe për Sergei Dylevsky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco