Udhëzimi/ Nëse shfaqin sërish simptoma, si duhet të veprojnë personat e shëruar nga COVID-19?

Udhëzimi/ Nëse shfaqin sërish simptoma, si duhet të veprojnë personat e shëruar nga COVID-19?

17:16, 15/08/2020
A+ Aa A-

Sipas udhëzimeve të fundit të Qendrës së Kontrollit dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së, nëse jeni shëruar nga COVID-19, mund të mos keni nevojë të hyni në karantinë ose të testoheni sërish deri në tre muaj.

 “Njerëzit që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nuk kanë nevojë të karantinohen ose të testohen sërish brenda tre muajve, për aq kohë sa ata nuk shfaqin përsëri simptoma”, raporton CNN-in, duke iu referuar udhezimit në fjalë.

“Njerëzit që shfaqin sërish simptoma pas tre muajve nga periudha e tyre e parë e COVID-19, sërish do të duhet të testohen nëse nuk kanë ndonjë shkak tjetër të identifikuar për simptomat e tyre”, theksohet në udhëzim.

Sipas perditesimeve te bera per kete teme, hulumtimet paraprake kanë sugjeruar se njerëzit që ishin infektuar më parë me coronavirus, rreziku për ri-infektim mund të jetë më i ulët në tre muajt e ardhshëm pas infektimit të tyre fillestar – por që imuniteti natyror ndaj virusit mund të fillojë të bjere brenda disa muajve pas “shuarjes” se antitrupave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco