Sipas hulumtive të reja, ja kush janë vendet më të mirë në botë për të krijuar familje

Sipas hulumtive të reja, ja kush janë vendet më të mirë në botë për të krijuar familje

14:38, 15/08/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi ka vënë në qendër të vëmendjes se sa e vështirë është të rritësh fëmijë dhe të bësh karrierë njëkohësisht.

Sipas hulumtimeve të reja të përpiluara nga blogerët Asher & Lyric, SHBA-ja nuk është vendi më i mirë për të rritur një familje.

 Në fakt, ajo renditej si një nga vendet më të këqija për të rritur një familje, veçanërisht për numrin e vrasjeve në shkollat e mesme dhe koston e lartë të kujdesit për fëmijët.

Blogerët renditën 35 vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në rreth 1.000 faktorë me peshë të cilat mund të kategorizohen si më poshtë

Siguria (shkalla e vrasjeve për frymë)

Kostoja (% e të ardhurave neto që shkon drejt kostove të kujdesit për fëmijë, kostot e kujdesit shëndetësor)

Lumturia (anketimi i Raportit të Lumturisë Botërore, rezultati i pabarazisë në indeksin GINI të renditur nga Banka Botërore)

Shëndeti (shkalla e vdekshmërisë së nënave, pjesa e popullsisë e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit mbi kufijtë e OBSH)

Edukimi (shkalla e regjistrimit në shkollë, ecuria e leximit dhe matematika e 15-vjeçarëve)

Koha (orët mesatare që punojnë të rriturit në vit ashtu siç mblidhen nga OECD)

Duke pasur parasysh këto faktorë, 5 vendet e para ku është më e lehtë të rrisësh një familje janë Luksemburgu, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda.Scan

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco