Lufta me COVID-19/ Kim Jong Un refuzon ndihmën e jashtme

Lufta me COVID-19/ Kim Jong Un refuzon ndihmën e jashtme

19:41, 14/08/2020
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të pranojë ndihmë të jashtme pasi vendi po përballet me përpjekje të mëdha për rimëkëmbjen, njoftuan media të premten.

Deklarata pason masën për të hequr një bllokim të koronavirusit në qytetin kufitar të Kaesong, ku Kim tha se tre javët e izolimit kishin stabilizuar situatën pandemike, njoftoi Agjensia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA), raporton FoxNews.

Sidoqoftë, Kim refuzon të pranojë ndonjë ndihmë të jashtme në luftën ndaj pandemisë ose të rindërtimit të pjesëve të vendit të dëmtuar nga javë të shirat e rrëmbyeshëm.

KCNA e drejtuar nga shteti raportoi se rreth 97,000 hektarë të lashtave u shkatërruan në mbarë vendin, me rreth 16.600 shtëpi dhe 630 ndërtesa publike të shkatërruara ose të përmbytura.

Kim shprehu simpati për njerëzit që janë zhvendosur në ambiente të përkohshme pasi humbën shtëpitë e tyre në përmbytje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco