Britania me 60 milionë banorë, porosit 350 milionë vaksina

Britania me 60 milionë banorë, porosit 350 milionë vaksina

14:31, 14/08/2020
A+ Aa A-

Britania do të blejë vaksina të Covid-19 nga gjigantët farmaceutik në Shtetet e Bashkuara, “Johnson & Johnson” dhe “Novavax”, sipas një deklarate të kompanive, ç’ka grumbullon 6 marrëveshje në total nga qeveria britanike, ndërkohë që gara për injeksionin merr vrull.  “Johnson & Johnson”, deklaroi se njësia “Janssen Pharmaceutica”,  do të furnizojë Mbretërinë e Bashkuar me kandidatin e njohur si Ad26.COV2.S me një shitje fillestare prej 30 milionë dozash për përdorim emergjencë.    Marrëveshja e blerjes në avancë, do të ofrojë gjithashtu mundësinë për një blerje shtesë prej deri në 22 milionë dozash, ju referohet Scan mediave të huaja.

Në një deklaratë tjetër, “Novavax”  deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të blejë 60 milionë doza të kandidatit të vaksinës për koronavirus, NVX-CoV2373,  për një provë klinike të fazës së tretë. Me 6 marrëveshje në total deri më tani, Britania dhe Shtetet e Bashkuara po kryesojnë në garën botërore për vaksinat.

Marrëveshja e fundit e çon numrin total të dozave të siguruara nga Mbretëria e Bashkuar në 362 milionë, për një popullsi prej 66 milionë banorësh.  “Johnson & Johnson” ka rënë gjithashtu dakord të bashkëpunojë me qeverinë britanike për një provë botërore të fazës së 3, për të studiuar regjimin me 2 doza të kandidatit të vetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco