Natyra e humbet betejën me njeriun: Derri do të asgjësohet

Natyra e humbet betejën me njeriun: Derri do të asgjësohet

11:42, 14/08/2020
A+ Aa A-

Fotoja e një burri të zhveshur, që ndiqte nga pas një derr të egër, bëri xhiron e botës. Burri ishte zemëruar pasi derri i egër i kishte vjedhur një qese në një park në Berlin. Brenda saj ishte laptopi i tij.

“Natyra hakmerret ndaj njeriut”, ishte diçitura e fotos.

Tani duket se do jetë njeriu që hakmerret ndaj natyrës. Derri i egër do të asgjësohet. Ky është vendimi i marrë nga autoritetet. Kjo për shkak se ky derr kishte humbur frikën ndaj njerëzve dhe po bëhej agresiv.

Ai kishte vjedhur disa herë tek qytetarët që mblidhen në këtë park të kryeqytetit gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco