Britani/Fansat e futbollit marrin dritën jeshile për në stadiume, nuk u lejohet të këndojnë

Britani/Fansat e futbollit marrin dritën jeshile për në stadiume, nuk u lejohet të këndojnë

11:12, 14/08/2020
A+ Aa A-

Fansat e futbollit në Britani do të duhet të firmosin një rregullore kundër përhapjes së Covid-19, kur të rikthehen në stadium muajin që vjen dhe ajo mund të përfshijë edhe ndalimin e këndimit.

Rregullat e karantinës dhe distancës sociale po zbuten gradualisht në Britani dhe kjo do të thotë se spektatorët do të pranohen sërish në stadium, në kohë për sezonin e ri në Angli dhe Wales.

Por fansat do të duhet të tregojnë përgjegjshmëri duke rënë dakord me sjelljen e lejuar, para se të lejohen brenda.

Ata do të inkurajohen nga mundësia që mund të pranohen, edhe pse në numra të limituar për të ruajtur distancën sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco