Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Ish-anëtarët mbahen në kampe në Siri’/ Gjeneral McKenzie: Ekziston rreziku i ringjalljes së ISIS-it

‘Ish-anëtarët mbahen në kampe në Siri’/ Gjeneral McKenzie: Ekziston rreziku i ringjalljes së ISIS-it

22:57, 13/08/2020
A+ Aa A-

Ushtaraku më i lartë amerikan për operacionet në Lindjen e Mesme, paralajmëron se Shteti Islamik mund të ringjallet nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vepron me shpejtësi, për të kthyer në vendet e tyre dhe për të ri-integruar ish-anëtarët e këtij grupi terrorist që aktualisht mbahen në kampe në Siri.

“Ne po i krijojmë vetes një problem strategjik që do të rishfaqet pas 10-15 vjetësh. Do të preferoja që ta shmangim këtë problem,” tha Gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, komandant i Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM) gjatë një diskutimi të mërkurën, të organizuar nga Instituti Amerikan për Paqen, raporton VOA.

Koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, i udhëhequr nga SHBA, deklaroi vjet fitore mbi ISIS-in, por vazhdon të ekzistojë “një ekosistem problemesh të ndërlidhura” gjë që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar, tha zoti McKenzie.

Aleatët ndërkombëtarë janë përpjekur të arrijnë një konsensus global lidhur me fatin e ish-luftëtarëve të ISIS-it, të kapur rob, si dhe të familjeve të tyre. Shumë vende nuk pranojnë kthimin e shtetasve të tyre nga zonat e konfliktit në Irak dhe Siri. Problemi është thelluar nga pamundësia për të udhëtuar në kushtet e koronavirusit.

Zyrtarët thonë se kushtet tepër të rënda në kampin al-Hol në Siri, ku mbahen shumë nga ish-luftëtarët e kapur të ISIS-it, si dhe dhjetëra mijëra civilë të zhvendosur, ka thelluar radikalizimin. Në këtë objekt janë identifikuar edhe infeksione me koronavirus, gjë që ka shtuar frikën për përhapjen e sëmundjes.

“Nëse vazhdojmë të qëndrojmë në këtë objekt, do të ndeshim probleme të mëdha në të ardhmen e afërt kur do të regjistrojmë shumë vdekje, si dhe në të ardhmen afat-gjatë pasi ende nuk kemi një plan për de-radikalizimin e këtyre individëve,” tha zoti McKenzie.

“Nuk kam zgjidhje përveç kthimit të tyre në vendet përkatëse. Por ky problem ose duhet trajtuar tani, ose do të bëhet edhe më i rëndë pas disa vitesh,” tha komandanti i CENTCOM-it.

Shqetësimet për ringjalljen e ISIS-it shfaqen ndërkohë që SHBA synon të tërheqë forcat nga Iraku dhe Siria.

Muajin e kaluar Gjenerali McKenzie pohoi në një intervistë për Zërin e Amerikës se forcat amerikane mund të vazhdojnë të luftojnë ISIS-in dhe të mbështesin trupat irakiane me një kontigjent të reduktuar, duke shtuar se shkurtimet do të bëhen duke vazhduar konsultime të ngushta me aleatët irakianë dhe ndërkombëtarë.

Të mërkurën, Gjenerali McKenzie theksoi se SHBA nuk do të qëndrojë pafundësisht në Siri, por nuk sinjalizoi ndonjë afat të qartë kohor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco