Marrëveshje historike/ Trump: Arritje e madhe mes Izraelit dhe Emirateve

Marrëveshje historike/ Trump: Arritje e madhe mes Izraelit dhe Emirateve

17:49, 13/08/2020
A+ Aa A-

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet, bëri të ditur presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë të përbashkët, zoti Trump, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Zayed thanë se shpresojnë se kjo marrëveshje historike do të avancojë paqen në Lindjen e Mesme.

Si rezultat i kësaj marrëveshje, Izraeli do të pezullojë planet për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.

Deri më tani Izraeli nuk ka pasur maarrëdhënie diplomatike me vendet arabe të Gjirit.

Megjithatë shqetësimet e përbashkëta për ndikimin e Iranit në rajon kanë bërë që mes tyre të ketë kontakte jozyrtare.

Netanyahu tha se kjo është një ditë historike.

Kurse ambasadori i EBA në SHBA, Yusef al-Otaiba tha se kjo është një fitore për diplomacinë dhe rajonin.

Marrëveshja në fjalë është vetëm e treta marrëveshje paqe izraelito-arabe që prej shpalljes së pavarësisë së Izraelit në vitin 1948. Egjipti nënshkroi një të tillë në vitin 1979 dhe Jordania në vitin 1994.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco