Rusia cakton çmimin për vaksinën anti-Covid që pretendon se ka shpikur me sukses

Rusia cakton çmimin për vaksinën anti-Covid që pretendon se ka shpikur me sukses

15:31, 13/08/2020
A+ Aa A-

Çmimi i vaksinës ruse kundër virusit të koronës për tregun ndërkombëtar fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza, ka deklaruar kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm, Alexei Repik.

“Sipas vlerësimeve tona, çmimi do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza, për tregun e eksportit,” i tha ai kanalit televiziv Rusia-24, duke thënë se seria e parë me siguri do të jetë e shtrenjtë.

Vaksina do të bëhet më e lirë kur prodhimi i saj të arrijë në një shkallë të mjaftueshme industriale, tha Repik, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Rusia është vendi i parë që regjistron një vaksinë kundër virusit të koronës të quajtur Sputnik V.

Ky zhvillim ka ngjallur debat ndërkombëtar, nga fakti se si OBSH e si shtete të tjera të fuqishme, e shohin atë me dyshim dhe skepticizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco