Pulat e ngrira të importit dolën të infektuara me koronavirus, njofton Kina

Pulat e ngrira të importit dolën të infektuara me koronavirus, njofton Kina

11:12, 13/08/2020
A+ Aa A-

Autoritetet në qytetin jugor kinez të Shenzhen thanë se një mostër e marrë nga disa krahë pule të ngrirë të importuara nga Brazili kanë rezultuar positive për koronavirus.

Krahët e pulës u testuan nga autoritetet lokale shëndetësore si pjesë e kontrolleve rutinore të importeve të ushqimit.

Qeveria lokale e Shenzhen tha se testet e çdo personi që mund të kishte qënë në kontakt me produktin e infektuar si dhe ato pranë tij kishin dalë  negative.

Një ditë më parë, media shtetërore kineze raportoi se koronavirusi ishte gjetur edhe në qytetin lindor të Ëuhu, në paketimin e karkalecave të ngrira të importuara nga Ekuadori.

Të dy rastet kanë ngritur frikën se dërgesat e kontaminuara ushqimore të importuara nga jashtë mund të shkaktojnë shpërthime të reja të Covid-19.

Autoritetet shëndetësore në Shenzhen thanë që publiku duhet të marrë masa paraprake për të zvogëluar rreziqet e infeksionit nga mishi dhe prodhimet e detit.

Grupi i parë i rasteve Covid-19, i gjetur në fund të vitit të kaluar, ishte i lidhur me një treg ushqimesh deti në qytetin e Wuhan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco