Tensionet Greqi-Turqi, Macron dërgon flotën ushtarake për të qetësuar situatë

Tensionet Greqi-Turqi, Macron dërgon flotën ushtarake për të qetësuar situatë

09:32, 13/08/2020
A+ Aa A-

Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun Lindor, tha presidenti Francez  Emmanuele Macron.

Kjo lëvizje vjen si pasojë e tensioneve të larta mes Greqisë dhe Turqisë kur kjo e fundit ka nisur kërkimet për gaz dhe naftë në ujërat e diskutueshme.

Presidenti Francez shprehu shqetësim për eksplorimin e njëanshëm nga Turqia dhe zhvilloi një telefonatë me kryeministrit grek Mitsotakis, njoftoi zyra e shtypit të Macron.

 Ajo shtoi se kërkimi duhet të "pushojë në mënyrë që të lejojë një dialog paqësor" midis anëtarëve fqinj të NATO-s,raporton France 24.

Anija turke kërkimore  Oruc Reis e cila po operonte në një zonë të diskutueshme detare  u shoqërua gjatë procesit nga anijet luftarake Turke.

Franca do të "forcojë përkohësisht" praninë e saj ushtarake, thuhet në deklaratën e Macron, "për të monitoruar situatën në rajon dhe të shënojë vendosmërinë e saj për të mbështetur ligjin ndërkombëtar".

Macron bëri thirrje muajin e kaluar për sanksione të BE kundër Turqisë për ato që ai i përshkroi si "shkelje" të sovranitetit Grek dhe Qipro mbi ujërat e tyre territoriale.

 Marrëdhëniet midis Parisit dhe Ankarasë janë tensionuar edhe për situatën dhe konfliktin në Libi.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco