Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Mbretëria e Bashkuar njofton 11 vdekje të tjera nga koronavirusi

Mbretëria e Bashkuar njofton 11 vdekje të tjera nga koronavirusi

16:31, 12/08/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme janë konfirmuar 11 viktima të tjera nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.

Shëndeti Publik në Angli ka njoftuar gjashtë vdekje të tjera dhe Uellsi ka raportuar pesë, raporton Dailymail.

Sot shënohet dita e 27 me radhë që Skocia ka regjistruar zero vdekje të reja. Irlanda Veriore gjithashtu nuk raportoi asnjë fatalitet në 24 orët e fundit.

Shefat e Departamentit të Shëndetit do të njoftojnë shifrën zyrtare më vonë, e cila shpesh është më e lartë sepse merr parasysh vdekjet e konfirmuara në të gjitha mjediset.

Dje, për shembull, kishte tetë vdekje në numrin paraprak, i cili u rrit në 102 kur u përfshinë vdekjet e viruseve në të gjitha mjediset në Angli.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi dje numrin e saj më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit në shtatë javë, me 1,148 infeksione në një periudhë 24-orëshe.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve qëndron në 312.789 pas rritjes më të madhe që nga 21 qershori, kur shënoi 1.221 raste të reja në 24 orë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco