Pas Parisit, edhe Brukseli vendos detyrimin e maskës në ambiente të hapura

Pas Parisit, edhe Brukseli vendos detyrimin e maskës në ambiente të hapura

15:32, 12/08/2020
A+ Aa A-

Dy ditë më parë autoritet e kryeqytetit të Francës, Paris, vendosën që mbajtja e maskës nga qytetarët do të jetë e detyrueshme edhe në ambient e hapura.

Të njëjtin shembull ka ndjekur edhe kryeqyteti I Belgjikës, BE-së dhe NATO, Brukseli.

Kështu duke nisur që këtë të mërkurë, çdo person mbi 12 vjeç në Bruksel  duhet të mbajë maskë dhe në hapësirat e hapura të qytetit, ku mund të ketë grumbullime njerëzish.

Vendimi u mor nga qeveria pasi ka pasur rritje të rasteve me koronavirus gjatë javëve të fundit.

Kontrollet e policisë do të rriten për të siguruar që qytetarët të respektojnë masat e reja.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, dhe ata që ushtrojnë ose kryejnë punë fizike intensive në rrugët publike, janë të përjashtuar nga rregullat, por do të duhet mbajnë distancën sociale.

Vendimi do të fillojë të zbatohet kur mesatarja ditore e rasteve për 100,000 banorë të arrijë në 50 - gjatë një jave, tha përpara pak ditësh, Rudi Vervoort, kreu i qeverisë rajonale të Brukselit.

Belgjika vendosi kufizime të rrepta më 27 korrik pasi rastet me koronavirus u rritën javët e fundit.

Gjermania dhe Holanda gjithashtu kanë këshilluar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në provincën e Antwerp në veri të Belgjikës, ku u vendos një gjendje e jashtëzakonshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve gjithashtu e ka përcaktuar Belgjikën në nivelin e portokallt për koronavirusin e ri, që do të thotë se numri i rasteve për 100,000 banorë është 20 ose më lart për dy javë.

Belgjika, ku Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kanë selitë e tyre, vendosi një bllokim në mbarë vendin më 18 mars, për shkak të sëmundjes COVID-19, nga e cila kanë humbur jetën 9.859, një nga shifrat më të larta të vdekjeve në botë, për kokë banori.

Kjo masë drastike e vendosur nga qeveria rajonale në Bruksel vjen, edhe pasi  Parisi bëri të njëjtën  pak ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco