Video /Skoci, treni del nga shinat, kryeministri: Aksident i rëndë, ka të plagosur

Video /Skoci, treni del nga shinat, kryeministri: Aksident i rëndë, ka të plagosur

14:08, 12/08/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur ditën e sotme në Aberdeen të Skocisë.

Treni i pasagjerëve ScotRail doli nga shinat si pasoje e përmbytjeve të mëdha që kanë ndodhur ditët e fundit atje.

Hekurudha ishte mbushur me inerte dhe ujë ndërsa treni po kalonte, deri tani nga aksidenti hekurudhor ka humbur jetën një person dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Mbi 30 ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur transportimin sa më shpejt në spital të plagosurve.

Video e publikuar nga mediat botërore tregojnë momentin pas aksidentit dhe tymin e madh që ka pushtuar trenin.

Kryeministri Boris Johnson tha sot:

'Më vjen keq që mësoj për incidentin shumë të rëndë në Aberdeenshire dhe mendimet e mia janë me të gjithë të dëmtuarit. Faleminderit për shërbimet e urgjencës në vendngjarje. '

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco