Covid-19/ Mbretëria e Bashkuar në rrezik nga recensioni ekonomik

Covid-19/ Mbretëria e Bashkuar në rrezik nga recensioni ekonomik

12:23, 12/08/2020
A+ Aa A-

Raportimet nga instancat financiare botërorë që vendet e goditura nga pandemia e Covid 19 do të njohin recesion të thellë duket se po vërtetohet plotësisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekonomia Britanike u tkurr me 20.4% në 3-mujorin e dyte të vitit 2020 si pasojë e masave dhe efektit që pandemia ka pasur në sektorët e ekonomisë sipas Zyrës për Statistika Kombëtare.

Regjistrimet e tilla kanë filluar që nga viti 1955 dhe kjo është rënia më e madhe e regjistruar ndonjëherë nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo tkurrje pason atë të 3-mujorit të parë kur ishte në nivelin 2.2%.

Në muajin qershor kur ekonomia u rihap dhe të gjithë sektorët u vunë në lëvizje u vu re një rritje e lehte por pavarësisht kësaj, PBB-ja në qershor akoma mbetet një e gjashta nën nivelin e saj në shkurt, para se të goditej virusi", tha Drejtori i Përgjithshëm për Statistikat Ekonomike Jonathan Athoë.

 Kjo është rënia tremujore më e keqe për tremujorin e dytë të vitit 2020 midis ekonomive të G7.

Ministri i Financave në Mbretërinë e Bashkuar Rishi Sunak njoftoi se : "Unë kam theksuar se kohë të vështira na presin përpara dhe shifrat e sotme konfirmojnë se kohërat e vështira janë këtu. Qindra mijëra njerëz tashmë kanë humbur punën e tyre, dhe për fat të keq në muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë. Por ndërsa ka zgjedhje të vështira për t'u bërë përpara, ne do ta kapërcejmë këtë, dhe unë mund t'i siguroj njerëzit se askush nuk do të mbetet pa shpresë ose mundësi. "

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco