Alarmohen Londra e Parisi/ Rritet numri i emigrantëve që tentojnë kalimin e La Manshit

Alarmohen Londra e Parisi/ Rritet numri i emigrantëve që tentojnë kalimin e La Manshit

22:11, 11/08/2020
A+ Aa A-

Një rritje e numrit të imigrantëve të paligjshëm që duan të kalojnë La Manshin, alarmoi qeveritë në Londër dhe Paris.

Në një takim mes tyre, Britania dhe Franca filluan punën për hartimin e një plani për të frenuar kalimin e paligjshëm të imigrantëve nëpër kanalin e La Manshit.

Në prononcimin e tij, ministri britanik i Imigracionit Chris Philp tha se fenomeni i kalimit të kanalit është i papranueshëm.

Ministri britanik i Imigracionit Chris Philp, tha të martën se të dy qeveritë mendojnë se numri i lartë i imigrantëve të paligjshëm që duan të kalojnë kufirin, është i papranueshëm.

“Ne e kemi ritheksuar vullnetin tonë të palëkundur, si dhe vendosmërinë për të penguar kalimin e kanalit që ndan të dy vendet. Kalimi i paligjshëm mundësohet nga grupe të pamëshirshme kriminale që vendosin në rrezik jetët e imigrantëve,” tha Philp pas takimit me homologun francez.

Me qindra vetë, përfshirë edhe fëmijë janë kapur në përpjekje për të kaluar kanalin që ndan veriun e Francës me Britaninë. Shumica e imigrantëve që duan të arrijnë në brigjet britanike vijnë nga Afganistani, Iraku, Irani, Siria dhe nga vende të Afrikës dhe përpiqen që t’i ikin varfërisë, persekutimit dhe luftës.

Pavarësisht veprimit të rrezikshëm dhe mobilizimit të mjeteve mbikëqyrëse nga qeveritë e të dy vendeve, përpjekjet janë shtuar muajt e fundit.

Nga 1 janari, autoritetet vendore franceze kanë numëruar 342 përpjekje ose kalime të paligjshme të mbi katërmijë imigrantëve. Ndërkohë gjatë vitit të kaluar ka pasur 203 përpjekje me rreth 2300 imigrantë.

Fenomeni ka ngjallur zemërimin e qeverisë britanike që kërkoi dhe një takim urgjent me autoritetet në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco