Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Putin e teston vaksinën te e bija/ Ekspertët: Nuk i ka kaluar provat

Putin e teston vaksinën te e bija/ Ekspertët: Nuk i ka kaluar provat

15:23, 11/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi sot se vendi i tij ka gati vaksinën e koronavirusit.

Ai tha se kjo vaksinë është testuar edhe te një nga dy bijat e tij. Presidenti rus tha se vajza e tij ka krijuar antitrupa dhe efektet anësore ishin thjesht temperaturë.

Putin shpalli se Rusia është i pari vend që do të regjistrojë vaksinën e koronavirusit. Ai pretendon se vaksina i ka kaluar të gjitha fazat e testimit dhe ofron dy vite imunitet kundër Covid-19.

Putin tha se prodhimi në masë do të nisë në shtator, kurse vaksinimi masiv nis në tetor. Rusia pretendon se mbi 20 vende kanë prenotuar mbi 1 miliard doza.

Gazeta britanike Daily Mail shkruan megjithatë se qeveritë dhe shkencëtarët e vendeve perëndimore janë skeptike. Ata thonë se vaksina ruse nuk i ka kaluar testimet. Ekspertët theksojnë se ajo duhet të kalojë fazën e tretë, e cila zgjat disa muaj dhe ku përfshihen dhjetëra-mijëra njerëz.

Kurse OBSH nuk ka dhënë miratim për këtë vaksinë.

Gara për të prodhuar vaksinën është kthyer në një betejë mes vendeve më të fuqishme në botë. Kremlini e sheh atë si një çështje të prestigjit kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco