Rusia njofton gjetjen e ilaçit kundër Covid 19 , porositen miliona doza nga 20 vende të botës

Rusia njofton gjetjen e ilaçit kundër Covid 19 , porositen miliona doza nga 20 vende të botës

13:32, 11/08/2020
A+ Aa A-

Njëzet vende në botë kanë kërkuar miliona doza të vaksinës së koronavirusit të prodhuar në Rusi sipas Kreut te Fondit të Investimeve Direkte në Rusi (RDIF).

"Ne kemi parë interes të konsiderueshëm për vaksinën ruse të zhvilluar nga Instituti Gamaleya jashtë vendit. Për më tepër, ne kemi marrë aplikime paraprake për mbi 1 miliard doza të vaksinës nga 20 vende ," tha kreu i RDIF, Kirill Dmitriev të martën.

"Së bashku me partnerët tanë të huaj, ne jemi tashmë të përgatitur për të prodhuar mbi 500 milion doza vaksinash në vit në pesë vende, dhe plani është që të rritet kapaciteti i prodhimit edhe më i lartë."

Ai shtoi: "Deri më tani, vendet në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Azinë kanë shfaqur interesin më të madh për vaksinën, dhe ne jemi gati të përfundojmë një numër kontratash për blerjen e vaksinës. Vaksina është pagëzuar me emrin “Sputnik -V” një reference e anijes hapësinore të lëshuar nga Bashkimi Sovjetik në 1957.

Vaksina Ruse nuk e ka kaluar ende fazën e 3 që është faza më e rëndësishme ku kryhen testime në masë dhe shikojnë shkallën e sigurisë së ilaçit. Mediat botërore nuk janë plotësisht të sigurt mbi efektin e vaksinës sepse është vërejtur një shtytje dhe presion politik nga Kremlini i cili është i prirur të portretizojë Rusinë si një forcë shkencore globale. Të martën, Dmitriev goditi kritikat ndaj vaksinës, mungesën e testimeve dhe provave.

"Sulmet e koordinuara dhe të orkestruara me kujdes të mediave mbi vaksinën ruse kanë provuar të diskreditojnë dhe fshehin korrektësinë e qasjes së Rusisë për zhvillimin e medikamentit," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco