Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Putin: Vaksina e Rusisë për COVID-19 u miratua për përdorim, e bëri edhe vajza ime

Putin: Vaksina e Rusisë për COVID-19 u miratua për përdorim, e bëri edhe vajza ime

11:37, 11/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se një vaksinë e zhvilluar në vend për COVID-19 ka marrë miratimin nga enti rregullator i Rusisë pas më pak se dy muajsh testimesh tek njerëzit, sipas BBC.

Z. Putin tha që vaksina kishte kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara, duke shtuar se i qe bërë edhe vajzës së tij.

Zyrtarët kanë thënë se kanë në plan të fillojnë një vaksinim masiv në tetor.

Ekspertët kanë ngritur shqetësime për shpejtësinë e punës së Rusisë. Mes frikës se siguria mund të jetë në rrezik, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) i kërkoi Rusisë javën e kaluar të ndiqte udhëzimet ndërkombëtare për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19.

Vaksina ruse nuk është në listën e gjashtë vaksinave të OBSH-së që kanë arritur në fazën e tre provave klinike, përfshirë testime më të gjëra te njerëzit.

Duke e konsideruar atë si vaksinën e parë në botë, Presidenti Putin tha që vaksina, e zhvilluar nga Instituti “Gamaleya” i Moskës, ofronte "imunitet të qëndrueshëm" kundër koronavirusit.

Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko tha se vaksina ishte "vërtetuar si shumë e efektshme dhe e sigurt", duke e përshëndetur atë si një hap të madh drejt "fitores së njerëzimit" mbi COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco