Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

‘Tjetër prove se Partia Komuniste ia ka hequr liritë Hong Kongut’/ Pompeo i shqetësuar për arrestimin e Jimmy Lai

‘Tjetër prove se Partia Komuniste ia ka hequr liritë Hong Kongut’/ Pompeo i shqetësuar për arrestimin e Jimmy Lai

20:32, 10/08/2020
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të hënën se ishte "thellësisht i shqetësuar" nga njoftimet për arrestimin e manjatit të mediave në Hong Kong Jimmy Lai "në bazë të ligjeve të ashpra të Hong Kongut për Sigurinë Kombëtare.”

Jimmy Lai u bë të hënën personaliteti më i njohur i arrestuar deri tani në Hong Kong në bazë të një ligji të ri të sigurisë kombëtare, raporton VOA.

Ai u ndalua nën dyshimet për bashkëpunim të fshehtë me shtetet e huaja ndërkohë që rreth 200 policë kontrolluan zyrat e gazetës së tij Apple Daily.

"Kjo është një tjetër provë se Partia Komuniste Kineze ia ka hequr liritë Hong Kongut dhe ka gërryer të drejtat e banorëve të tij," shkruante sekretari Pompeo në një postim në Twitter.

Lai me origjinë nga Kina, i cili hyri fshehurazi në koloninë e atëhershme britanike të Hong Kongut me një varkë peshkimi kur ishte 12-vjeç, ka qenë një nga aktivistët më të spikatur të demokracisë në qytetin që tani qeveriset nga Kina si dhe një kritik i ashpër i Pekinit.

Arrestimi i tij vjen në klimën e masave të Pekinit kundër opozitës pro demokracisë në Hong Kong dhe i shton më tej shqetësimet për fatin e medias dhe liritë e tjera të premtuara kur Hong Kongu iu rikthye Kinës në vitin 1997.

Kina e vendosi ligjin e ri gjithëpërfshirës të sigurisë në Hong Kong më 30 qershor, një akt që u dënua nga vendet perëndimore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco