Manipulimet/ Pas Ramës, BILD i 'qepet' Lukashenkos: Diktatori humbi, opozita fitoi thellë

Manipulimet/ Pas Ramës, BILD i 'qepet' Lukashenkos: Diktatori humbi, opozita fitoi thellë

11:50, 10/08/2020
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe në Europë, BILD, i është qepur pas një tjetër manipuluesi zgjedhjesh. Gazeta gjermane e ka kapur këtë herë me diktatorin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Pasi publikoi përgjimet tronditëse nga manipulimi zgjedhor në Shqipëri, gazeta që njihet për qëndrimet e ashpra kundër liderëve të korruptuar dhe autoritaristë, shkruan se Lukashenko ka vjedhur zgjedhjet.

Sipas saj, opozita ka fituar dhe këtë e tregojnë votat e vërteta. Ajo ka pyetur edhe ekspertët në Gjermani, që thonë se në të vërtetë ishte një fitore për opozitën.

Zyrtarisht është thënë se Lukashenko ka fituar mbi 80 përqind të votave.

“Por të dhënat e qendrave të votimit tregojnë një gjë krejt tjetër. Kandidatja e opozitës, Svetlana Tichanovskaya ka shënuar një fitore të thellë”, shkruan gazeta.

Duke publikuar fotot, gazeta shkruan se në njësinë e votimit 11 në Minsk, 75 përqind e votave kanë shkuar për opozitën, kurse Lukashenko ka marrë vetëm 14.1 përqind.

Në zonën zgjedhore 92 në Minsk, opozita ka marrë 59.3 përqind të votave, kurse diktatori vetëm 26.9 përqind.

Në zonën 106 në Minsk, 52.8 përqind e votave kanë shkuar për opozitën, vetëm 34.9 për sundimtarin.

Kurse bjellorusët që jetojnë në Gjermani kanë votuar 91.4 përqind për opozitën.

Pas votimeve pati përplasje të dhunshme mes protestuesve opozitarë dhe policisë.

Liderja e opozitës, Tichanovskaya ka bërë thirrje për protesta paqësore: vetëm në Minsk në rrugë dolën mbi 100 mijë njerëz, që u përballën me brutalitetin policor. Forcat e sigurisë përdorën topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba goma. Ata i dhunuan turmat në mënyrë të përgjakshme. Interneti u bllokua.

Policia u dhunoi me shkopinj gome, por pa sukses. Qytetarët në mbarë vendin po rrezikojnë jetën e tyre për liri dhe demokraci.

Ekspertët thonë se rezultati zgjedhor është i fiksuar- nisur nga kriza e rëndë ekonomike dhe protestat kundër Lukashenkos- të tilla shifra duken të pabesueshme.

Presidenti e ka sunduar këtë republikë ish-sovjetike i vetëm për 26 vite.

Ai ka kërcënuar se do të përdorë ushtrinë për të ruajtur pushtetin. Të dielën gjatë votimeve pati skenë shqetësuese në Bjellorusi. Forcat e sigurisë rrëmbyen anëtarët e opozitës, i futën nëpër kamionë të vegjël dhe u zhdukën me ta.

Synimi i rivales së Lukashenkos është që të fitojë zgjedhjet dhe të lirojë të gjithë të burgosurit politikë. Mes tyre është edhe i shoqi, Sergey, një blogger antiqeveritar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco