25O milion euro për rindërtimin e Beirutit, por me kusht që të mos menaxhohen nga qeveria

25O milion euro për rindërtimin e Beirutit, por me kusht që të mos menaxhohen nga qeveria

10:32, 10/08/2020
A+ Aa A-

Pas shpërthimit të madh në Liban, liderët botërorë, mes të cilëve dhe ai amerikan Donald Trump dhe ai i Këshillit të Europës Charles Michel, i janë përgjigjur thirrjes së Papa Françeskut që kishte apeluar për bujari.

Janë akorduar 250 milionë euro për të ndihmuar Libanin për rindërtimin në e lagjeve në kryeqytetin e tij. Kjo është vendosur nga liderët botërorë të mbledhur në një video-konferencë nga presidenti francez Emmanuel Macron me mbështetjen e OKB-së.

Libani aktualisht gjendet në një krizë të thellë ekonomike, politike si dhe korrupsioni shtetëror.

Për këtë arsye, asnjë vend donator nuk ka preferuar që të firmosë një çek të bardhë. Ndaj ndihmat do të menaxhohen nga OKB-ja përmes agjencive të saj të transparencës dhe do të dorëzohen direkt për popullatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco