Kina nis 'spastrimet' arrestohet ‘truri i protestave’

Kina nis 'spastrimet' arrestohet ‘truri i protestave’

09:56, 10/08/2020

Manjati Jimmy Lai një nga figurat më të spikatura në frontin demokratik të Hong Kongut është arrestuar me dyshimin se ka shkelur ligjin e ri të sigurisë kombëtare.

Policia njoftoi se kishte bërë gjithsej shtatë arrestime me akuzën e ‘bashkëpunimit me forcat e huaja dhe komplotin për të kryer mashtrim’ pjesë e një operacioni në shkallë të gjërë.

Arrestimi i Lait u konfirmua nga Mark Simon pronar i Next Digital.

‘Jimmy Lai u arrestua për marrëveshje të fshehtë me fuqitë e huaja’ tha Simon siç raportohet nga BBC i cila gjithashtu raporton dhjetëra policë që u panë duke hyrë në ndërtesën e gazetës së tij Aplle Daily.

Gjithashtu agjensia e lajmeve Reuters raporton dhe për arrestimin e drejtuesve të tjerë të lartë në media lokale.

Nga një perandori në industrinë e veshjes në media: Pasi bëri pasurinë e tij fillestare në industrinë e veshjes, Lai më vonë u fut në media dhe themeloi gazetën Apple Daily e cila shpesh ka qënë kritke për udhëheqjen e Hong Kongut. Gjatë gjithë jetës së tij ai ishte një aktivist kundër qeverisë së Pekinit në Hong Kong. Në vitin 2019 ai mbështeti fuqishëm protestat e reformës dhe mori pjesë në demonstrata.

Pekin: "Ai është truri i revoltës": Kur u akuzua për përfshirjen e tij në protestat në fillim të këtij viti, mediat shtetërore kineze e quajti atë ‘tru të revoltës’ i cili përhap valë te urretjes dhe informacione negative për Kinën ditë e natë’. Me 30 qershor kur u miratua ligji i sigurisë Lai tha për BBC se se kjo shënon një zile për vdekjen e Hong Kong-ut duke paralajmëruar se Hong Kong do të bëhej aq i korruptuar sa Kina sepse ‘pa shtetin ligjor njerëzit që bëjnë biznes këtu nuk do të kenë mbrotje. Ndërsa në një intervistë për agjensicë e lajmeve AFP, Lai tha: 'Jam gati për burg. Nëse shkoj do të kem mundësinë të lexoj libra që nuk i kam lexuar. E vetma gjë që mund të bëj është të jem pozitiv.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco