FOTO/ Shpërthimi në Bejrut: Frika në sytë e nuses

FOTO/ Shpërthimi në Bejrut: Frika në sytë e nuses

09:20, 10/08/2020

Një nuse tjetër i shtohet listës që shpërthimi i 4 gushtit në Bejrut i prishi ditën më të bukur të jetës.

Imazhet janë postuar nga fotografi libanez Ibrahim Kitmitto.

Video e publikuar nga Kitmitto tregon një çift libanez para një restoraniti 1.5 km larg zonës së portit, ku ndodhi shpërthimi.

Papritur dëgjohet një gjëmim.

Shprehja e fytyrës së nuses ndryshon menjëherë.

Disa momente më vonë dritaret e restorantit copëtohen teksa kamera filmon dhe kap rrugët plot pluhur.

‘Ne të gjithë jemi mirë, si çifti i sapo martuar ashtu dhe stafi’ është shprehur fotografi për Repubblica Tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco